Syri i Kaltër është padyshim një nga bukuritë përrallore të Sarandës. Një atraksion turistik, i vizituar nga shumë turistë, vendas e të huaj.
Syri i kaltër, ndonëse është pasuri natyrore e Shqipërisë, rruga që të dërgon në këtë zonë turistike është lënë në mëshirë të fatit.
Së fundmi, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania pamje të rrugës.
Siç shihet nga pamjet, turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Syrin e Kaltër, kanë hequr këpucët për të ecur në një rrugë me baltë e gropa.
Sipas denoncuesit, vizitorët duhet ose të veshin çizme, ashtu siç raporton qytetari, të ecin këmbë zbathur.
Mungesa e shërbimeve dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë nga ana e Shtetit, janë një minus i madh për këtë park.
Ndërkohë qytetari pyet edhe për trenin, një projekt që është lënë në mes dhe që do të ndihmojë në lëvizjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Qytetari që ka vizituar Syrin e Kaltër, shkruan për JOQ se treni duhet të vendoset sa më shpejtë, pasi distanca deri në destinacion është shumë e madhe dhe se kilometrat nuk mund të përshkohen në këmbë pasi rruga është malore.
Qytetari: