Një aksident ka ndodhur në aksin Librazh-Prrenjas. Konkretisht, sipas raportimit të një qytetari, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Pishkashit.
Sipas qytetarit, aksidenti ka ndodhur para 30 minutash, ndërsa ende nuk dihet nëse aksidenti ka lënë të plagosur apo jo.
Më poshtë janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si makinat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Ndërkohë vlen të theksohet se rruga në fjalë lidhet me aksin Qafë-Thanë, aty ku sipas qytetarëve serviset dhe karrotrecët e zonës shpërndajnë vaj në mënyrë që të ndodhin aksidente dhe shoferët të shkojnë të kërkojnë ndihmë tek ata.
Prej vajit, apo nga lagështia, ende nuk dihet shkaku i aksidentit të sotëm në Pishkaksh, teksa pritet njoftimi i policisë.
"Aksident ne pishkash aksi librazhd prrenjas. Para 30 min", raporton qytetari.