Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Një baba ka përplasur aksidentalisht me makinë, vajzën e tij 3-vjeç.
Tragjedia ka ndodhur në Kissamos në Chania dhe sipas mediave greke babai ka qenë duke ecur pranë shtëpisë me makinë, ndërsa nuk e ka parë vajzën e tij të mitur, duke e përplasur.
E mitura nuk ka mund të mbijetojë, pasi ra pa ndjenja në tokë, pasi u përplas me makinë nga i ati. Vajza u dërgua në spital, por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë, pasi e mitura kishte vdekur.