Kaloi mbrëmjen me shokët në lokal, shqiptari në Itali aksidentohet për vdekje rrugës për në shtëpi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.05.2023, 11:17

Një aksident i rëndë është regjistruar në Castelnuovo di Bergonovo në Itali. Një makinë që drejtohej nga një shqiptar, është përplasur me një pemë. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shoferi, Dritan Mera, 43-vjeç.

Shqiptari pasi kaloi mbrëmjen me shokët në një lokal në zonë, kur po kthehej në shtëpi pranë familjes, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trungun e një peme.

Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara, teksa trupi i tij pa shenja jete është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Përplasja rezultoi fatale dhe mjekët e kanë pasur të pamundur të mbajnë në jetë shqiptarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit