Shqiptari i Anglisë terrorizohet nga policia e Kosovës: Më kanë bërë presion e gjobitur, arsyen s’e di

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.05.2023, 22:24

Një emigrant shqiptar që jeton në Angli është terrorizuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Kullës.

Shqiptari ka denoncuar në redaksinë tonë sjelljen e kësaj policie gjatë kohës që ishte me pushime në Kosovë.

Ai thotë se mbrëmë kur po kthehej nga Ulqini, në këtë pikë kufitare është ndaluar nga policia 30 metra larg kufirit.

Shqiptari thotë se po priste 2 pasagjerë kur policia e ka ndaluar dhe gjobitur me 300 paund. Por përveç kësaj shqiptari thotë se policia ka ushtruar presion të madh fizik dhe psikologjik dhe vetëm pasaporta e Anglisë e ka shpëtuar.

Ai ka dokumentuar të gjithë këtë moment terrori arsyen e të cilit ende nuk e di.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Une jam nje qytetar i Shqiperise qe prej kohesh kam emigruar ne Angli ,ka nja 3 dite qe kam ardh me pushime ne Kosove edhe kur po kthehesha nga Ulqini ne doganen e PKK KULLE te Kosoves ne oren 23:00 mbreme e kam kalu kufirin krejt ne rregull e vetem se jam ndal 30 metra me larg kufirit duke prit dy pasagjer me kan gjobitur me £100-300 se di as vete arsyen edhe me kan bere presjon te madh fizik edhe psikologjik saqe mos te kisha pas pashaporte Angleze nuk e fi ku do kisha perfundu , kam edhe prova me video edhe me za ama mkan bere me zor me i fshi PERFUNDIMISHT I TMERRUAR NGA SJELLJA E TYRE SHUM SHUM E ASHPER

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit