Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Kosovës. Konkretisht në Lipjan, një kamion mësohet se ka përplasur një shqiptar. Sipas denoncimit të një qytetari, shqiptari i përplasur nga mjeti, ka 40 minuta që dergjet në rrugë dhe ambulanca e policia nuk duket gjëkundi.
Mësohet se shqiptari, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe sipas qytetarit ndonëse shqiptari është shtrirë në mes të rrugës, pa shenja jete nga aksidenti, asnjë polic apo mjek nuk shkon për të verifikuar ngjarjen, apo për identifikimin e të aksidentuarit.