Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin e Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës ku ka njoftuar se sot në Spitalin Rjonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i moshës 31-vjeçar.
I njëjti është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmurë.
“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjedja dhe menjehere nën shoqerim të stafit duke e reanimuar është derguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.