Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë – Prizren, vdes një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2023, 15:35

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi se në aksident ka humbur jetën një 71 vjeçare.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë”, theksoi ai.

Elezaj shtoi tutje se personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit