Evis Berberi korr 6 MLD lekë për tunelin e Krrabës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.05.2023, 13:55

Kreu i ARRSH, Evis Berberi, duke qenë se është në një institucion mjaftë të rëndësishëm dhe ku qarkullon leku, e ka dorën e rëndë te aferat që zhvillon. Këtë herë ai ka parashikuar që të gropos 5.8 miliardë lekë pa TVSH në tunelin e Krrabës. Për këtë ai ka publikuar një tender të paracaktuar me objekt “Mirëmbajtje Tuneli i Krrabës (2023-2027)” me fond limit 583,333,333.00 Lekë, që me përfshirjen e TVSH kap shifrat 6 miliardë lekë.

Tenderi është shpallur në datën 11 maj, ndërkohë që pritet të zhvillohet në dhjetor. Dhe kompania që do jetë fatlume të fitojë këtë tender do të vjelë para nga buxheti i shtetit për 5 vitet e ardhshme.

Ndërsa duhet të theksojmë se në këtë tender bëhet pjesë vetëm për një pjesë të tunelit. Dhe në afat kohor 5 vite, i bie të paktën 1.2 miliardë lekë në vit do të përfitojë operatori, një shifër e lartë kjo që askujt me sa duket nuk i bën përshtypje. Sepse në këto afera gjigande Berberi ka gjithmonë mbështetjen e Ramës dhe ministres Belinda Balluku.

Për të njëjtin shërbim ai ka paguar në vitin 2021 mbi 2 milionë euro për 2 vite mirëmbajtje. Me sa shohim Berberi i qeth fondet për tunelin sa herë ka zgjedhje. Tenderi i atij viti tender u fitua nga kompania “4 A-M”, e cila ofroi në atë kohë 189.360.000 lekë, me garë të parregullt.

Dihet tashmë që pronari me letra i kësaj firmë është Ardit Metaliaj, por pronari i vërtetë që vjedh paratë është biznesmeni Bashkim Ulaj. Madje, nuk është çudi që edhe këtë herë të fitojë sërish kjo kompani.

Do të ishte një llokmë e madhe për Ulajnë, pasi këtë herë i është rritur edhe fondi. Ndërsa në dokument thuhet se kjo kosto ka ardhur nga sasia e trafikut që lëviz përgjatë tunelit që është rritur me kalimin e viteve, dhe konkretisht është me një mesatare ditore 15 000 mjete në ditë shifër, e cila shumëfishohet në periudha të veçanta të rasteve të festave apo dhe pushimeve verore e dimërore. Në fakt kostot shtohen se kështu duan Berberi dhe Balluku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit