Numëronte për PS sa t’i merrej fryma, Eni Celibashi patronazhist i thekur i Rilindjes

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.05.2023, 11:17

Këto zgjedhje, që sapo përfunduan, kanë qenë të mbuluara si zakonisht nga mediat, por edhe nga vetë qytetarët, që kanë shpërndarë shpesh video interesante dhe denoncime nëpër rrjete sociale. Një nga këto ishte edhe një numërues si “Ferrari”.

Siç shihet në videon e publikuar nga media jonë, numëruesi i Partisë Socialiste duket se ka shpalosur talentin e tij, pasi i numëron votat e qytetarëve të Fierit me një shpejtësi të frikshme, çka e ka bërë edhe viral. Por JOQ ka hulumtuar pak më thellë për këtë talent të këtij të riu që rezultoi se nuk vjen nga hiçi.

Ai quhet Eni Celibashi me mbiemër të njëjtë si kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, por nuk dihet nëse ka lidhje familjare me këtë të fundit. Siç shihet edhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Eni Celibashi është mbështetës i devotshëm i Armando Subashit, i cili fitoi mandatin e radhës në Fier.

Në fotot e tij në “Facebook”, ai ka publikuar foto të fletës së votimit, duke udhëzuar qytetarët për vendndodhjen e Subashit dhe PS-së në fletën e votimit.

Fotot se është një militant i thekur i Rilindjes ai ëahtë siguruar t’i postojë kudo për të influencuar miqtë e tij në Facebook të votojnë PS.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit