54-vjeçari Tolem Lamaj kultivon 70 bimë opiumi në Vlorë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.05.2023, 09:49

Policia ka arrestuar sot nw Vlorw, shtetasin Tolem Lamaj 54-vjeç. Ky i fundit ka kultivuar 70 bimë opiumi banor në fshatin Drithas. Bimët narkotike u gjetën të kultivuara pikërisht në tokën e 54-vjeçarit në një ambient ta hapur, teksa u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi Vlorë

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Opium”. Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium. Vihet në pranga 54-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit Tolem Lamaj, u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Tolem Lamaj, 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit