Rrëzohen nga dritarja e katit të katërt, humbin jetën motrat binjake 12-vjeçare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.05.2023, 08:59

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë. Mësohet se atje dy motra binjake 12-vjeçare janë rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të katërt të pallatit, dhe për pasojë kanë humbur jetën.

Mediat vendase shkruajnë se tragjedia ka ndodhur dje rreth orës nëntë të mëngjesit. Vajzat bashkë me prindërit kishin ardhur nga Rusia dhe jetonin prej vitesh në pallatin ku ndodhi ngjarja në Spanjë.

Çifti ka një tjetër djalë 10-vjeçar, i cili ishte në shkollë në momentin e ngjarjes, ndërsa vetë ata ishin në punë. Komuna e Oviedos ka njoftuar në rrjetet sociale se ka shpallur dy ditë zie për shkak të impaktit që ka pasur ngjarja. Nuk përjashtohet mundësi që vajzat të jenë shtyrë nga dikush tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit