Përplasen 2 makina në Laç, 6 persona të plagosur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.05.2023, 23:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek mbikalimi i Patokut në Laç. Mësohet se në autostradë, janë përplasur dy makina dhe për pasojë janë plagosur 6 persona.

4 nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, ndërsa 2 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e Laçit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë: Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Laç, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, janë aksidentuar dy automjete me drejtues shtetasit V. N. dhe A. H.

Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit