Qytetari: OSHEE afër Kinostudios nuk respekton orarin zyrtar të shërbimit, punonjësit flasin me arrogancë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.05.2023, 20:48

Në një filial të OSHEE në Kinostudio nuk respektohet orari zyrtar. Këtë shqetësim e ngre në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar, i cili shkruan për median tonë se ndonëse orari zyrtar i mbylljes është në orën 20:00, stafi lë punën në orën 19:30.

Qytetari shkruan se në momentin që u kërkon llogari për mbylljen kaq herët të pikës OSHEE në këtë zonë, stafi i përgjigjet në mënyrë skandaloze dhe që lë për të dëshiruar. Sipas denoncuesit, kjo nuk është hera e parë që kjo pikë e OSHEE, në stacionin e Kinostudios mbyll shërbimet para se të mbarojë orari zyrtar.

Përgjigja e stafit, shkruan qytetari është arrogancë e gjallë pasi edhe roja i thotë që orarin e di shefi.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Psh JOQ, doja te me ngrinit nje shqetesim qe eshte bere mode nga zyrat e OSHE, orarin zyrtar e kane ne 20-00 qe ta mbyllin dhe keta e mbyllin cdo dite qe ne 19-30, tani orari eshte orar, ose te ndryshojne orarin, fotot i kam ber tani ne kete moment, pergjigjia e personelit skandaloze kur u kerkova llogari se perse e mbyllni para kohe, ate e din shefi! Zyra ne fjal ndodhet mbi rruga uren afer kinostudios! Foto sot eshte bere ne oren e sakte qe ua dergova imazhet, pika e OSHE eshte afer stacionit kinostudio, ora qe i kam ber foto eshte 19-45. Gjithmone ne kete ore e mbyllin ne nje kohe qe orari i mbylljes eshte ora 20-00. Kur u kerkon llogari te thote shkurt ate e din shefi, arroganc e gjalle nga ana e rojes se sherbimit! Kjo gje eshte e perseritur dhe nuk eshte hera e pare! Personi qe rri ne kembe eshte siguritia e OSHE qe rrine brenda gjithmonë. I kerkova sqarim punonjeseve e sme kthenin asnjera përgjigje, ndersa roja mu pergjigj se ate e din shefi. Shefi i thash te zbatoje orarin qe ka vene ne tabele ose ta ndryshoje ate ne 19-30.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit