33-vjeçari në Vlorë humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, niset me urgjencë në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.05.2023, 17:38

Një aksident ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se një 33-vjeçar në Vlorë ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e ngjarjes shoferi është plagosur rëndë. Shtetasi me iniciale K. L., 33 vjeç, shofer i mjetit tip ‘Ford’, është dërguar me urgjencë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi K. L., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ky shtetas ka ngelur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit