Sa zbriti nga makina, “Pastori Belg” i ngul dhëmbët keq burrit në Sarandë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.05.2023, 16:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, më datën 16 të muajit prill. Një qytetar është kafshuar nga një qen i racës “Pastor Belg”. Në video shihet që qytetari sulmohet nga qeni sapo ai zbret nga makina e tij.

Qeni racës “Pastor Belg” i ka kafshuar dhe shqyer këmbën qytetarit, teksa në një moment një person tjetër ndërhyn për të shpëtuar qytetarin nga sulmi makabër. Personi që ndihmon qytetarin, neutralizon qenin dhe e largon nga vendi ku ndodhi sulmi.

Qytetari, me plagë të shkaktuar nga qeni, ecën me vështirësi dhe i drejtohet automjetit të tij dhe ikën nga vendi i ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit