“A mbahet fëmija këtu”/ Qytetari skandalizohet nga materniteti i Shkodrës me mure të mykur e lagështirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2023, 15:18

Shëndetësia e Rilindjes që reklamohet e propagandohet në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka asnjë lloj lidhje me shëndetësinë dhe shërbimet spitalore që marrin qytetarët në realitet.

Këtë nuk e themi me fjalë boshe, por me prova të denoncuara nga vetë qytetarët.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë kushtet skandaloze të maternitetit të Shkodrës. Qytetari thotë se ky maternitet që konsiderohet si kryesori i Veriut të Shqipërisë është në gjendje të mjerueshme, me mure të mykur e lagështirë.

Ai thotë se për shkak të erës së rëndë, doktoreshat kërkojnë hapjen e dritareve, por në ditë me temperatura të ulëta kjo është e pamundur pasi fëmijët e vegjël ftohen direkt.

Por përveç kësaj, qytetari thotë se po nuk dhe lekë rojet nuk të lënë të futesh brenda dhe askush s'të afrohet.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, Spitali ne Shkoder, materniteti ne shkoder. A mbahet femija ketu? As nuk e kqyr kush femijen me sy. Edhe roja te dera do leke per met lene me hy mbrenda. Pa leke as kush nuk te afrohet. Edhe mua me ka marr frymen veq me hy mbrenda me merret fryma. Vijne doktorreshat thojne hape dritaren me femije te vogel edhe ftofte qe ishte keto dite. Veq jepni mendimin tuaj Ku ka arrit spitalet e shqiprise. Ky spital mbahet si spitali i kryeqendres se veriut Shqipris Zoti Na ruajt!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit