Grabitën shtëpinë në Gjirokastër, arrestohet çifti i të rinjve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.05.2023, 14:38

Janë vënë në pranga një çift, konkretisht shtetasit me iniciale E. Sh., 32 vjeç, banues në Divjakë dhe A. H., 39 vjeçe, banuese në Berat. Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 17.03.2023, në fshatin Picar, Gjirokastër, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende, në pronën e D. B., 54 vjeç.

"Zbardhet dhe dokumentohet një vjedhje në fshatin Picar, Gjirokastër, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit E. Sh., 32 vjeç, banues në Divjakë dhe A. H., 39 vjeçe, banuese në Berat. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 17.03.2023, në fshatin Picar, Gjirokastër, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende, në pronën e shtetasit D. B., 54 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim", shkruan policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit