Uji i pijshëm dergjet në rrugët e Durrësit të Sakos, qytetari: UKD nuk duket prej një jave, ka fikur telefonin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.05.2023, 13:31

Ndërkohë që Emirjana Sako shijon fitoren e mandatit të radhës në bashkinë e Durrësit, uji i pijshëm në Shkallnur dergjet në rrugë dhe një pjesë e banorëve të zonës qëndrojnë pa ujë. Ky është denoncimi i qytetarit, i cili përbri videos shkruan se askush nga UKD nuk përgjigjet për të rregulluar këtë problem prej një jave.

“Përshëndetje ‘JOQ Albania’. Ka një javë që nuk vjen njeri nga UKD. I bie telefonit dhe nuk del fare. Uji ka plasur sipas qejfit, ndërkohë që një fshat, 1 kilometër nga këtu nuk ka as linjë uji. Zoti na ruajttë! Ndodhemi në Shkallnur në Durrës”, shkruan qytetari.

Tashmë që mandati u sigurua, me siguri ndërhyrja e UKD-së për të rregulluar këtë problem, që përveç se ndikon në prishjen e rrugës dhe në higjienën e zonës, ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve që furnizohen nga ky tubacion, që është çarë dhe është i ekspozuar ndaj baktereve dhe rreziqeve të tjera.

SHIKO VIDEON E DËRGUAR NGA QYTETARI

Fat i keq që ky tub shpërtheu pikërisht tani dhe këta qytetarë do të duhet të presin derisa Sako të mbarojë festën. Megjithatë, koha ikën shpejt dhe Emirjana duhet të kujdeset me detaje, pasi populli ashtu siç të ngre në fronin e bashkisë, ashtu edhe t’i pret këmbët e karriges dhe të hedh poshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit