Prishtinë-Mitrovicë, vetura aksidentohet rëndë me rrethojat e magjistrales.
Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, afër hyrjes së kryeqytetit, ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Si pasojë, rrethoja anësore ka depërtuar në brendi të veturës, duke shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.
Deri tani, nuk ka informacione për lëndime në njerëz.