Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ku po punonte. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, aty ku 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht në pallatin që po punonte. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.