Qytetarja raporton: E zuri korrenti, punëtori në Astir bie nga skela

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2023, 11:19

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Astir. Një qytetare raporton se në këtë zonë, një punëtor ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe është rrëzuar nga skelat duke rrezikuar jetën.

Sipas qytetares ngjarja ka ndodhur në orën 9, teksa punëtori është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Policia nuk ka ende një njoftim lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e punëtorit.

"Sot nga ora 9 nje puntor ra nga skela ne nje nga pallatet qe po punohet ne Astir. Eshte nisur me ambulanc drejt urgjences. Tek Trauma. Ne momentin qe ra iken dhe dritat ne kompleks. Mesa kuptova e kishte zen korrenti prandaj kishte ren", shkruan qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit