“Çfarë dajaku”, lojtarët e Barcelonës në delir pas “çmontimit” të Realit nga City i Guardiolës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.05.2023, 09:55

Mes personave që u lumturuan më shumë për turpërimin e Real Madridit nga Manchester City, që i mundi “Los Blancos” me shifrat 4-0 dhe u kualifikua në finale, ishin padyshim lojtarët e Barcelonës. Grupi i “Whats App” i skuadrës blaugrana ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme.

Mediat spanjolle kanë arritur të sigurojnë tekste të këtyre bisedave, teksa tregohet se lojtarëve katalanas nuk u besohet që skuadra e Karlo Ancelottit kishte kapitulluar në atë mënyrë ndaj Manchester Cityt të Guardiolës. Spanjollja “AS” shkruan se biseda nis me fjalët: “Çfarë dajaku”.

“Disa kujtonin se kishte kaluar shumë kohë që kur ekipi ishte dorëzuar pa kushte në fushën e lojës. ‘Ndoshta në finalen e Superkupës’”, shkroi një tjetër prej lojtarëve katalanas. Por ishte e qartë që lojtarët blaugrana kishin mbetur të mahnitur me paraqitjen e “qytetarëve”, duke i bërë elozhe të çdo lloji.

“Erik Garsia dhe Ferran Torres, ish-futbollistë të Sitit, i kanë dërguar mesazhe urimi ish-shokëve të tyre, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Xavi Hernandez duke i dërguar mesazh Pep Guardiolës për ta uruar për finalen”, shkruan “AS” në artikullin e saj pas ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit