“Benz-i” përplaset me kamionin në Korçë-Pogradec, plagosen rëndë dy persona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2023, 08:04

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin Korçë–Pogradec, në Qafë Plloçë. Mësohet se një mjet është përplasur me një kamion. Për shkak të aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona që ndodheshin në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë për shkak të aksidentit është krijuar bllokim i njërit sens të rrugës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për hapjen e rrugës si edhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti

Njoftimi i policise:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit