OSHEE ‘luan’ me dritat në Theth, qytetares i digjet lavastovilja: Ky është turizmi në 2023

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2023, 00:20

Nëse menduat se zgjedhjet do i jepnin fund halleve të shqiptarëve e keni gabim.

Hallet e tyre sa vijnë e shtohen dhe madje bëhen edhe më të mëdha.

Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se në Theth, vendin turistik të Shqipërisë, si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit, energjia elektrike është problem i madh. Ajo thotë se për shkak të dritave që fiken vazhdimisht, asaj i është djegur lavastovilja.

Ajo thotë se ky është turizmi i vitit 2023, ku pajisjet e blera prej pronarëve të bujtinave për lehtësimin e punës po iu digjen prej energjisë elektrike. Ajo thotë se më parë prej energjisë elektrike i është djegur edhe frigoriferi, lavatriçja dhe tharësja, ndërsa tani radhën e kishte lavastovilja.

Djegia e kësaj të fundit, e detyron qytetaren që t'i rikthehet larjes së enëve me dorë duke i marrë më tepër mund dhe kohë.

Edhë më parë JOQ ALBANIA ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të sistemit të energjisë elektrike në Theth dhe faktin se turistët detyrohen të përballen me probleme të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit