Real Madrid dorëzohet, Man.City në finalen e UCL përballë Interit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2023, 23:05

Inter dhe Manchester City do të përballen në finalen e Champions League pasi anglezët mundën Real Madrid në gjysmëfinale.

"Qytetarët" arritën të mposhtin bindshëm madrilenët në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 4-0. Kampionët në fuqi të Champions League u dorëzuan në Angli, pasi e patën shumë të vështirë të vënë në vështirësi skuadrën e Guardiola-s.

Ishte Bernardo Silva ai që realizoi dopietë në minutat 23′ 37′, Militao autogol 76′ dhe Alvarez 90+1.

Rikujtojmë se finalja e madhe mes Inter dhe Manchester City do të luhet më 10 qershor në Stamboll, Turqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit