Pas shtyrjes së orarit, WizzAir bën tranzit fluturimin Tirana-Pisa: Ndalesë edhe në Budapest

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2023, 20:32

Linja ajrore WizzAir kujdeset që pothuajse çdo ditë qytetarët shqiptarë të përballen me kalvarin e vuajtjeve të shkaktuara prej tyre.

Vonesat janë problemi kryesor me të cilin përballen shqiptarët që udhëtojnë me këtë linjë. Por përveç vonesave, së fundmi WizzAir po iu mundëson edhe tranzit pasagjerëve shqiptarë pa qenë fare në biletë.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA, se për udhëtimin Tirana-Pisa, WizzAir po iu jep "ofertë" pasagjerëve edhe tranzitin në Budapest. Qytetari thotë se ky tranzit zgjat minimuni 10 orë dhe në pritje për të fluturuar ka edhe fëmijë edhe mosha të treta.

Ai thotë se kjo 'ofertë' është skandaloze pasi udhëtimi i tyre është shtyrë 2-3 herë dhe pasagjerët pasi kanë dalë jashtë për të hipur në avion janë rikthyer sërish mbrapsht. Më tej ai shton se askush nuk iu jep shpjegim rreth këtij ndryshimi të itinerarit apo edhe kohëzgjatjes së tranzitit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, kompania e falimentuar wizz detyron shqiptaret qe nga tirane-pisa tju bej nje ofert tirane-budapest-pisa. Kjo eshte skandaloze perfundimisht, nje udhetim 10 oresh kur te shohesh ka femije dhe mosha trete sa te duash. Ne kishim udhtimin ne 18:35 u shty nja 2-3 here na nxorren jasht per te hypur ne avion pastaj na kthyen mbrapsht serisht dhe na thane udhtimi do nuk do jete tirane-pisa por tirane-budapest-pisa.

Me e keqja e gjese eshteqe supervizori i rinasit ne cdo moment mban anen e pales se wizz dhe e keqja fundit nuk te japin asnje sjarim se sa do vonohet ne budapest avioni. Askush nuk e di thote sa do jete tranziti ne Budapest, po 10 ore eshte minimumi qe do zgjasi si udhtim. Tani na thone ne 11 e gjysem ndoshta jemi ne pisa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit