“Dëgjova zhurma, o Dije po e therin”, fqinjët tregojnë vrasjen e 44-vjeçares nga kunati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2023, 18:14

Mesditën e sotme 58-vjeçari, Refik Tashi ka vrarë kunatën e tij, motrën e bashkëshortes për motive banale.

Në fshatin Kusarth të Elbasanit të gjithë janë të tronditur pasi nuk ishin në dijeni të sherreve e konflikteve që kishte autori dhe viktima 44-vjeçare, Alma Qevani.

Një fqinje ka treguar për mediat momentin rrëqethës kur ndodhi ngjarja e rëndë. Ajo tha se në fillim dëgjoi vetëm zhurmë, por kur doli jashtë pa Almën të shtrirë në tokë, ndërsa motrën e saj(gruan e autorit), aty pranë e mbuluar me gjak në fytyrë. Sipas fqinjës, dy motrat ishin të mira dhe nuk kishin probleme me të tjerët.

Dëgjova zhurmë. Kërkoi ujë. Kishte gjak nga fytyra. Tjetra ishte shtrirë. Ajo që nuk ishte plagosur kishte gjak nga fytyra. Dëgjova zhurma dhe dola. Kërkoi ujë, mora një kovë dhe ia çova. Gocat janë të mira, në punë të vet. Dhëndrin s’e njoh.

Ndërkohë që një tjetër fqinje tha se janë tronditur nga ngjarja e ndodhur në fshatin ku banojnë pasi vajza ishte e re, ndërsa autorin e cilësoi katil.

Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit