Publikoi video në Tiktok nga Gjinekologjia/ Anesteziologu Valton Dervishi dënohet me 1 vjet e 3 muaj burg

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2023, 12:53

Gjykata Themelore Penale në Tetovë ka dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg anesteziologun Valton Dervishi i cili publikoi muaj me parë video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë.

Ai sot ka pranuar fajin para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës.

Mjeku Valton Dervishi është akuzuar për dy vepra penale, inçizim të pa autorizuar dhe punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit