Shpëtim Hida u arrestua dje në Tiranë pasi akuzohet se ka mashtruar një biznesmen shqiptar. Mësohet se 52-vjeçarit i ishin premtuar 2 mijë euro në këmbim të marrjes së një "plaçke", siç e quan ai, nga një person që ai thotë se nuk e njihte.
Mashtruesi kryesor, për këtë 'marifet' ka përdorur aplikacioni “Signal”, përmes së cilit fshihej një numër me prefiks anglez, por në emër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës , Erion Veliaj.
Duke qenë se kryebashkiaku Erion Veliaj, ka shumë kontakte me biznesmenë, u jep leje ndërtimi dhe ata ia kthejnë në qoka, mashtruesi ka dashur ta bëjë më të besueshme skemën e mashtrimit.
Mashtruesi ka kontaktuar me biznesmenin e ndërtimti me iniciale A.E dhe i është prezantuar si “Erion Veliaj”. Pasi shkëmbyen disa mesazhe “Erion Veliaj” i kakërkuar biznesmenit 70 mijë euro. Mirëpo biznesmeni telefonoi policinë Policinë.
Policia, pas njoftimit bëri të mundur arrestimin e 52-vjeçarit i cili ishte personi që do të merrte shumën e parave, megjithatë, ende nuk është identifikuar personi që fshihet pas mashtrimit.