“Interi më i mirë se ne”, Maldini “shfryn” ndaj pronarëve: As ne nuk e dimë si erdhëm në gjysmëfinale

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.05.2023, 09:56

Milani u eliminua nga Champions League në gjysmëfinale, aty ku Interi e mposhti edhe në sfidën e dytë me shifrat minimale 1-0 dhe u kualifikua në finale, ku do të ndeshet me një mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Pas ndeshjes për mediat foli drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili “shfryu” ndaj drejtuesve, duke kërkuar investime. Maldini u shpreh se as ai vetë nuk e di sesi Milani mbërriti deri këtu.

HUMBJA – “Udhëtimi nuk ka përfunduar. Kemi për detyrë të përpiqemi të kualifikohemi mes katër të parave në kampionat, dhe më pas të presim se çfarë do të ndodhë me Juventusin. Arritja në gjysmëfinale ishte një gjë e mrekullueshme, madje e papritur. Sigurisht, nëse has Interin, eliminimi bëhet më i dhimbshëm e njëkohësisht e bën rrugën të duket më pak e bukur sesa ishte… Por duhet të jemi të kthjellët, të aftë dhe të sinqertë: kemi arritur deri këtu e nuk e prisnim”.

DIFERENCA ME INTERIN – “Hendeku është real: në 4 ndeshjet e fundit nuk ka pasur konkurrencë. Derbi i fundit u luajt pak më mirë, por gjithçka ishte e kompromentuar nga rezultati i ndeshjes së parë. Është mënyra e lojës së Interit ajo që na trondit dhe nuk gjejmë kundërmasa, por nuk duhet harruar se kemi luftuar edhe kundër skuadrave më pak të forta se Interi në periudhën e fundit pa arritur atë që donim”.

RINOVIMI I LEAOS – “Jemi te detajet, ka gjëra shumë të vogla për të rregulluar, por me siguri do të bëhet”.

VLERËSIMI – “Do të ishte për notën 8. E thamë vitin e kaluar: nuk jemi strukturuar ende për të garuar në dy turne si Champions-i dhe kampionati, u thamë shtypit dhe pronarëve tanë. Pra, ata e dinë shumë mirë… Është një rrugë që ka sjellë rezultate të shkëlqyera sportive dhe ekonomike. Ka shumë lojtarë të rinj dhe projekti është i tillë që i jep përparësi De Ketelares, i cili nuk është Dibala, por me siguri që do të rritet”.

NGOPJE PAS GJYSMËFINALES – “Bark plot jo, por gjithsesi u ndodh atyre që arrijnë rezultate të caktuara, kur fiton dhe fiton përsëri. Te Milani nuk lejohet të ndihesh i ngopur. Mendoj se kjo skuadër ka mundësi për t’u shfrytëzuar. Rikthimi në këtë nivel duhet shfrytëzuar, edhe ekonomikisht duke investuar për të qëndruar në mesin e katër më të mirëve dhe për të bërë mirë në Serinë A”, përfundoi Maldini.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit