Pinte 2 litra pije energjike në ditë, i riu pëson atak kardiak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2023, 00:12

Një i ri ka pësuar atak në zemës pasi pinte dy litra pije energjike në ditë.

I riu britanik filloi të kishte probleme me zemrën pasi piu një sasi të madhe të pijeve energjike çdo ditë për dy vjet. Mjekët në Londër raportuan transferimin e burrit në të 20-at e tij në kujdesin intensiv pasi ai përjetoi për katër muaj përkeqësim të frymëmarrjes dhe humbje peshe. Testet e mëtejshme zbuluan gjithashtu se i riu nga Londra kishte probleme me stomakun, dridhje dhe rrahje të shtuara zemre, megjithatë, ai kurrë nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

I riu pranoi se kishte pirë dy litra pije energjike çdo ditë gjatë dy viteve të fundit.

Mjekët thanë se mbi stimulimi i sistemit nervor nga përmbajtja e kafeinës mund të ketë kontribuar në simptomat e tij, pasi pijet energjike mund të rrisin presionin e gjakut dhe të shkaktojnë anomali të ritmit të zemrës. Pacienti shtoi se 'vesi' i tij për të pirë pije energjike madje i pengonte arsimimin dhe e detyroi të braktiste universitetin pasi nuk mund të përqendrohej. Ai u tha mjekëve se kishte migrenë nëse nuk pinte pije energjike dhe kjo ia bëri më të vështirë ndalimin e konsumimit të tyre.

Pas ekzaminimit të mëtejshëm, mjekët zbuluan se pacienti kishte probleme me zemrën dhe veshkat. Fillimisht, mjekët menduan se pacienti do të kishte nevojë për një transplant të kombinuar të zemrës dhe veshkave, por simptomat e tij u përmirësuan pasi ai filloi të merrte ilaçe dhe të ndërpresë pijet energjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit