KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 38.22%, as gjysma e totalit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2023, 18:22

Dy ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të votuesve.

Sipas KQZ në zgjedhjet e mbajtura në 61 bashkitë e vendit, pjesëmarrja në 5213 qendra votimi ka qenë 38.22% ose e përkthyer në shifra 1,395,360 votues.

Në të gjithë Shqipërinë, numri total i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje ishte 3,650,658. Por pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët, as gjysma e totalit të përgjithshëm.

KQZ ka konfirmuar gjithashtu se kandidatët e Partisë Socialiste kanë arritur të fitojnë në 53 bashki të vendit. Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka fituar 7 bashki, ndërsa Partia e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen e Shqipërisë ka marrë vetëm një bashki.

Votat për partitë, sipas atyre që kanë marrë kandidatët janë: PD 36,852, BF 501,402, PS 786,566.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit