Shkrumbohen kabujt elektrikë në Elbasan, qytetarët denoncuan gjendjen e tyre para 1 jave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2023, 18:05

Një zjarr i madh ka shkrumbuar kabujt elektrikë te ish-konviktet në Elbasan.

Qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se para një jave kanë bërë denoncim për gjendjen e këtyre kabujve elektrikë. Por denoncimi i tyre duket se nuk është marrë parasysh nga askush, pasi sot ato janë shkrumbuar.

Një zjarr i rënë në pjesën e përparme të pallatit ka djegur plotësisht këto kabuj që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.

Shpresojmë që autoritetet të marrin sa më parë masa për riparimin e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, ju lutem per nje ngjarje te ish-konviktet Elbasan. Se para nje jave kane denoncu kabullat elektrik, sot ka rene zjarr.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit