Një sherr i nisur në rrjetet sociale ka patur një fund tragjik për një 15-vjeçar në Gramsh.
Fatjon Bici, nxënës i klasës së 9-të humbi jetën pasi u përfshi në një sherr me disa bashkëmoshatarë. I mituri për shkak të plagëve të marra në zemër humbi jetën, ndërsa kushëriri i tij Marko Liçi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
Familjarët e 15-vjeçarit që humbi jetën janë tronditur kur kanë marrë vesh lajmin e rëndë. Në media janë publikuar pamjet kur trupi i pajetë i 15-vjeçarit ka mbërritur në spitalin e Gramshit dhe familjarët e tronditur kanë shpërthyer në lot.