Sherri nisi në rrjetet sociale/ Si u vra me thikë nga bashkëmoshatarët 15-vjeçari në Gramsh?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.05.2023, 15:52

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme, jo vetëm Gramshin por gjithë Shqipërinë. Një 15-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, pas një sherri për motive të dobëta.

15-vjeçari në klasën e nëntë ishte bashkë me kushëririn e tij, po i mitur, gjatë kohës që ndodhi sherri. Arsyeja ka qenë sherri në rrjetet sociale, që më pas ka agravuar deri këtu.

Fatjon Bici ka marrë një goditje me thikë në zemër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur kushëriri i tij, Marko Liçi, i cili ëhstë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit