Shkollat në Shqipëri, dita-ditës po kthehen në “çerdhe” të sherreve dhe jo të edukimit. Së fundmi, bëhet me dije se në ambientet e jashtme të shkollës "Ahmet Zogu", janë konfliktuar dy nxënës shkolle.
Mësohet se gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.
Informacion paraprak
Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës "Ahmet Zogu", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
vijon...