Në Kukës Safet Gjici fiton zgjedhjet dhe mandatin e dytë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.05.2023, 21:26

Edhe në bashkinë e Kukësit ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Safet Gjici i Partisë Socialiste ka arritur të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave.

Ndërkohë që kundërshtari i tij Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 41.27% të votave.

Nga ana tjetër kandidati Abedin Oruçi nga Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë mori 9.38% të votave.

Pjesëmarrja e kuksianëve në votimet e mbajtura ditën e djeshme është 53%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit