Tefta Malaj shkon në karrocë me rrota në funeralin e së bijës që u vra nga i ati! Prifti: U sakrifikua si Jezu Krishti

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.05.2023, 17:02

Para pak ditësh, 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika dhe italianin Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij. Shqiptari vrau me thikë kuzhine italianin, pronar të një lokali në Itali dhe vajzën e tij e cila u përpoq të mbronte mamanë Tafta Malaj, e cila u plagos rëndë.

Sot, kjo e fundit, Tefta Malaj, mori pjesë në funeralin e vajzës së saj, Xhesikës, 16-vjeçares së vrarë me thikë nga babai i saj Taulant Malaj natën 7 majit. në karrocë me rrota dhe e pikëlluar, Tefta e cila i mbijetoi goditjeve të të shoqit, i cili vrau edhe një fqinj, mbërriti në kishë në gjendje të rënduar emocionale e rrethuar nga familjarët e saj.

Ndërkohë mësohet se dalja e arkivolit nga kisha u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe lëshimin e balonave kuq e bardhë dhe me shkrimin Xhesika, ndërsa Don Renato Borrelli, famullitar i kishës së Punëtorëve Hyjnor të Torremaggiore iu drejtua Teftës duke e cilësuar si heroinë.

"Dashuria për nënën tënde të shtyu ta mbroje me trupin tënd, dhe si Jezusi e dhatë jetën për të, nga dashuria. E dashur heroinë e vogël, sa i ngjan Jezusit në atë gjest tënd. Sot je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë. Rinia jote tani ka lulëzuar përgjithmonë në parajsë”, tha Don Renato Borrelli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit