U rrëzua nga biçikleta në aksin Përmet-Çarshovë, turistja austriake humb jetën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.05.2023, 16:19

Pak më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë. Një shtetase austriake humbi kontrollin e biçikletës në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur "Kthesa e Zhepes". Turistja me shtetësi austriake rreth 70 vjeçe, ka humbur kontrollin e biçikletës teksa ishte duke udhëtuar me një grup turistësh dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur "Kthesa e Zhepes", shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit