I riu në Tiranë plagos me thikë dy persona, arratiset nga policia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.05.2023, 15:34

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se shtetasi me iniciale B. R., është konfliktuar me dy persona, shtetasit me iniciale J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç. Pas debatit, shtetasi B.R., ka goditur me thikë dy të rinjtë dhe më pas është arratisur duke i shpëtuar policisë. Të plagosurit ndodhen në spital, teksa nuk dihet shkaku i sherrit mes të rinjve.

Njoftim Tiranë

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit