75% e qytetarëve të Vlorës bojkotuan zgjedhjet për kryebashkiak

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.05.2023, 15:11

Vlora ka qenë gjithmonë bastion i së majtës dhe në këto zgjedhje është rikonfirmuar e njëjta gjë, mirëpo në Vlorë, është pjesëmarrja më e ulët. Sipas KQZ-së, vetëm 24.92 përqind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhje, duke shënuar kështu shifrën më të ulët në të gjitha zgjedhjet.

Duket se qytetarët vlonjatë kanë zgjedhur që të mos votojnë, pasi dilema e tyre ka qenë e madhe. Siduket ata nuk kanë dashur që të mbajnë në pushtet një person, që vjen nga një parti e korruptuar, por gjithashtu nuk kanë zgjedhur të votojnë një kandidat të ri, që po ashtu vjen nga një parti po aq e korruptuar.

Elektorati gri është i madh në Vlorë dhe bojkoti në këto zgjedhje e ka treguar këtë. Qytetarët duket se janë të lodhur nga të njëjtat alternativa dhe më e mira i është dukur ajo e bojkotimit, duke qëndruar në shtëpi dhe duke shijuar atë të dielë. Raportohet se më së shumti kanë votuar të moshuarit dhe punonjësit e administratës bashkë me familjen.

Në Vlorë është zgjedhur kryebashkiak Ermal Dredha me 70.55% të votave ndërsa Hysni Sharra ka marrë vetëm 29.45 përqind të votave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit