Kuçova shkon për socialistët, konteston Lefter Maliqi: Proces i manipuluar nga oligarkët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.05.2023, 12:39

Pas një gare deri te kutitë e fundit, “Bashkë Fitojmë” ka humbur edhe Kuçovën, me Kreshnik Hajdarin, që është shpallur fitues me mbi 200 vota avantazh ndaj Lefter Maliqit.

Kuçova ishte një nga baskitë, ku kishte më së shumti garë, por në fund Kreshnik Hajdari ka arritur të ruajë mandatin e tij, me kundërshtarin, që proteston mbi rezultatin.

Lefter Maliqi ka deklaruar se procesi u manipulua nga oligarkët, që sipas tij orkestruan lloj e lloj makinacionesh. “Çuçi, oligarku Salillari sollën lekë me thasë. Banda, kriminelë, çfarë nuk bënë. Kam fituar moralisht, Zoti është i madh. I blenë votat të gjithë me radhë, oligarkët, në orën 12:00 fiknin dritat.

Unë banorëve të Kuçovës u jam mirënjohës, sepse hera e parë që thyej këtë bastion të majtë. Kam besim që nuk largohem nga beteja, derisa të largoj të korruptuarit dhe të këpus falangat e krimit”, tha ai.

Megjithëse ende rezultati nuk është zyrtarizuar, socialistët kanë nisur festën. Kanë ngelur dhe 4 kuti dhe rezultati në fjalë nuk mund të përmbyset, pasi ka një diferencë të konsiderueshme mes kandidatëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit