Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në bashkinë Bulqizë. Mësohet se këtu ka triumfuar Festime Mjeshtri nga Partia Socialiste. Ajo ka marrë 282 vota kundrejt kundërshtarit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Derim Fiku me 128 vota.
Kujtojmë se mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë, teksa në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi.