Një ditë më parë, 14 Maj, Shqipëria mbajti zgjedhjet vendore 2023. Pas procesit të votimit, janë shpallur fituesit në disa bashki të vendit. Ndërkohë mësohet se në Rrogozhinë, Edison Memolla i PS-së ka fituar në këto zgjedhje.
Memolla ka mundur Shkëlqim Hoxhën nga radhët e Bashkë Fitojmë i cili humbi Bashkinë për vetëm 10 vota më pak. Ndërkohë theksojmë se në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të 3 këto bashki, fitues doli PS.