Xhelili i BF që premtoi funeralet falas humb Libohovën, kushëriri i tij socialist fiton Bashkinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.05.2023, 09:20

Është mbyllur procesi i numërimit në Libohovë. Në këtë Bashki ka fituar PS fitoi ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili i Bashkë Fitojmë 1248.

Në këtë garë, kandidonin dy kushërinj të parë Leonard Hide nga PS dhe Adil Xhelili nga krahu i Sali Berishës.

Vlen të theksohet se Xhelili nga koalicioni Bashkë fitojmë, u bë viral në rrjet pasi një nga premtimet e tij ishin funeralet falas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit