Është mbyllur numërimi në Has. Mësohet se në Bashkinë e Hasit është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që merr fitoren me 4400 të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 3488 të votave.
Ndërkohë në Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të jetë në avantazh. Deri tani në këtë bashki janë numëruar 16 nga 73 kuti, ku Gjici ka marrë deri më tani 51% të votave, ndërsa Admir Sinamati i BF ka marrë 41%/