Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë sot në ora 13:00 sërish do të protestojë para Ministrisë së Kulturës. Ata ende nuk kanë përgjigje dhe as zgjidhje në lidhje me vendimin që orkestra i sapo formuar të vendoset në objektin e Filarmonisë.
Edhe pse Ministria e Kulturës u shpreh se do të zgjidh shumë shpejt problemin, ka dy muaj që vendimi nuk ka ndryshuar.
Punonjësit e Filarmonisë janë kundër vendimit dhe tashmë gati një muaj protestojnë në mënyra të ndryshme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, përkatësisht vendimin e Ministrisë së Kulturës.
Ata shtojnë se ky vendim pengon 108 punonjësit e Filarmonisë, ndërsa protestën nuk e quajnë luftë kundër kolegëve të tyre.