Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener, ka treguar se deri më tani janë numëruar 47.08% e votave në Turqi dhe 12.60% e votave jashtë vendit.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu rreth 45 milionë vota janë numëruar ndërsa numri i shtetasve turq me të drejtë vote është më shumë se 64 milionë.
Kjo do të thotë se më shumë se 18 milionë vota ende nuk janë numëruar ose rreth një e treta e numrit të përgjithshëm të votave.
Sipas mediave, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka 48.5% të votave, ndërsa kundërshtari i tij opozitar Kemal Kilicdaorlgu ka 45.7% deri më tani. Hendeku midis dy kandidatëve kryesorë po mbyllet ngadalë pasi votat në qytetet e mëdha me popullsi të madhe po numërohen.
Me këtë rezultat dy kundërshtarët po shkojnë drejt balotazhit edhe pse në fillim u tha se fitorja e Erdogan do jetë bindëse.