Të shtëna me armë zjarri në Bregun e Diellit, katër persona shoqërohen në stacion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2023, 21:54

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 18:30 në rrugën Gazmend Zajmi, në Prishtinë.

Rasti u konfirmua nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se nuk raportohet për persona të lënduar nga ky rast.

Ajo theksoi se katër persona janë shoqëruar në stacion.

“Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve Veriu dhe Qendra kanë arritur që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit